Sport

Festim i “çmendur” i Contes pas golit të Cahill

Chelsea shënoi fitore shumë të rëndësishme sot në udhëtim te Stoke City për të vazhduar luftën për titull të Premier Ligës.

Ishte goli nga Gary Cahill në minutën e 87 që i siguroi pikët e plota Chelseat, që fitoi 1 me 2 këtë përballje transmeton Koha.net.

Se çfarë rëndësie kishte kjo fitore për Chelsean e tregon kjo festë e Antonio Contes kur Cahill shënoi golin e epërsisë.