Sport

Yjtë që luajtën “Clasicon” në të dy krahët

Tifozët e futbollit janë duke e pritur në frymë festive derbin e së shtunës ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës. Kjo është "Clasico" e parë në La Liga këtë stinor. Përballja do të nisë në mesditë 13:00.

Rivaliteti i zjarrtë mes dy klubeve është mirë i dëshmuar, mirëpo kjo nuk ka ndalur një numër të lojtarëve të kalojnë nga njëra skuadër te tjetra gjatë karrierës, përcjell Koha Ditore.

Para përballjes së madhe në "Santiago Bernabeu" këtë fundjavë, "Sportsmail" ka nxjerr dhjetë yjtë më të mëdhenj që kanë luajtur për dy skuadrat e mëdha spanjolle këtë derbi.

Luis Figo

Rasti më i famshëm dhe kalimi më kontrovers nga Barcelona te Real Madridi, Luis Figo, është përkujdesur që trashëgimia e tij te Barcelona të njollosej, kur ai kaloi te skuadra e Realit për një shifër rekorde atëbotë prej 37.4 milionë funtesh (afro 60 milionë euro) në vitin 2000.

Ai fitoi dy tituj në La Liga dhe një Ligë të Kampionëve me Real Madridin, ndërsa me Barcelonën kishte fituar dy herë La Ligan dhe një herë Kupën e Fituesve të Kupave.

Zemërata te tifozët e Barcelonës mbetet edhe këto ditë, më tepër se 15 vite pasi një tifoz kishte hedhur një kokë derri në drejtim të tij në ndeshjen në "Camp Nou" ndërmjet Realit e Barcelonës.

Bernd Schuster

Një tjetër lojtar që lëvizi nga Barcelona te Real Madridi. Gjermani Bernd Schuster kishte fituar një titull të La Liga në tetë vjet te Barcelona, para se të fitonte dy tituj rresht në dy vjet të tij me Real Madridin...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)