Sport

Binaku kalon te Malmo, Berisha vazhdon me Melbournen

Kanë mbetur edhe dhjetë ditë deri në fillim të afatit kalimtar të janarit, por futbollistët shqiptarë kanë nisur të ndryshojnë skuadra tashmë.

Është Egzon Binaku mbrojtësi i krahut të majtë që të mërkurën ka kompletuar kalimin te Malmo, skuadra më e madhe suedeze, shkruan sot Koha Ditore.

Te Malmo 22-vjeçari ka kaluar nga skuadra tjetër suedeze, Hacken. Ai ka firmosur kontratë të vlefshme deri në vitin 2021.

Binaku për ekipin e parë të Hackenit luan prej vitit 2014. Kaloi një periudhë te Ljungskile i huazuar, ndërsa shpërthimin e vërtetë te Hackeni e përjetoi këtë vit.

Pas paraqitjeve të mira në kampionatin suedeze, Binaku kaloi te Malmo. Ai në verë luajti në Evropianin U-21 për Suedinë. Me Malmon do të bashkohet më 8 janar, në përgatitje për edicionin e ri...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)