Sport

Lemari preferon kalimin te Liverpooli

Ylli i Monacos, Thomas Lemar, do të preferonte një kalim te Liverpooli para Arsenalit në afatin kalimtar të janarit.

Arsenali dështoi të transferonte Lemarin gjatë verës dhe është përmendur si klub i interesuar sërish për shërbimet e tij, me Chelsean po ashtu të interesuar për futbollistin.

Lemari është kërkuar edhe nga Liverpooli dhe, sipas “The Independent”, ky klub është i preferuari nga ylli francez.