Sport

McGregor: Më besoni, do ta rrah keq Floydin

Conor McGregor ka komentuar lidhur me duelin e mundshëm me boksierin Floyd Mayweather.

Në ceremoninë e debutimit të boksierit Michael Conlan në New York, ylli i UFC-së ka paralajmëruar boksierin amerikan se do të ketë punë të vështirë në përballjen me të.

“Askush në lojën e boksit nuk e di se çfarë po vjen. Më besoni. Kur të dal aty, do ta befasoj gjithë botën e mallkuar. Më besoni për këtë. Më shikoni në sy! Jam 28-vjeçar. Me vetëbesim të madh. I gjatë dhe i rrezikshëm e dy duart! Më besoni, unë do ta ndal Floydin... do t’i hani fjalët tuaja! Gjithë bota do të hajë fjalët... po i afrohemi fundit. Do të dëgjoni këtu. Unë do të boksoj”, ka thënë McGregor.

Dueli mes McGregor dhe Mayweather pritet të zhvillohet në muajin qershor.