Sport

City kërkon të krijojë dinasti me Guardiolan në krye

Descriptive Text

Manchester City do të mbajë bisedime për kontratë të re me trajnerin Pep Guardiola në verë, pasi synon të ndërtojë një dinasti për të rivalizuar atë të Manchester Unitedit.

Manchester Unitedi kishte fituar tetë nga 11 titujt e Premier Leagues nën drejtimin e Sir Alex Fergusonit, dhe Manchester City synon të përsërisë këtë dominim.

Manchester City triumfoi 4:1 të shtunën ndaj Tottenhamit duke rritur serinë e fitoreve në Premier League në 16 ndeshje rresht, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Manchester City kryeson renditjen me epërsi prej 11 pikëve ndaj rivalit më të afërm, Manchester Unitedit.

Pep Guardiola ka kontratë me Cityn deri në verën e vitit 2019.

Guardiola, që më herët ka drejtuar Barcelonën dhe Bayern Muenchenin, ka marrë drejtimin e Cityt në verën e vitit 2016.

Në stinorin e tij debutues, City përfundoi në pozitën e tretë në Premier League, u eliminua në gjysmëfinale të FA Cup, ndërsa u eliminua në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve dhe në League Cup. Kryetari i Manchester Cityt, Khaldoon al-Mubarak e kishte përshkruar stinorin si dëshpërues, por klubi besoi në trajnerin 46-vjeçar. City tash po korr fryte këtë stinor... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)