Sport

Suarez e Ronaldo kanë arritur formën kulmore para Clasicos

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, dhe ai i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ishin mjaft të kritikuar gjatë fazës hapëse të stinorit, por dy sulmuesit kanë arritur të gjejnë ritmin para përballjes derbi ndërmjet ekipeve të tyre, të shtunën në kuadër të La Ligas.

Ronaldo ka realizuar golin e vetëm për Realin në fitoren 1:0 në finale të Botërorit të klubeve ndaj Gremios të shtunën, ndërsa Suarez realizoi dy gola të dielën në triumfin 4:0 të Barcelonës ndaj Deportivo La Corunas në La Liga, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Barcelona kryeson pas 16 xhirove në ligë me gjashtë pikë më tepër se përcjellësja e parë, Atletico Madrid.

Kur dy rivalët e përbetuar të përballen në “Clasico” në stadiumin “Santiago Bernabeu”, Barcelona do të shikojë të rrisë epërsinë prej 11 pikëve që ka ndaj Real Madridit. Reali ka një ndeshje më pak të zhvilluar për shkak të angazhimit në botërorin e klubeve.

Starti zhgënjyes i Real Madridit në ligë këtë stinor ishte ndikuar nga forma e dobët e Ronaldos, ndonëse portugezi tash është kthyer në ritëm.

Ronaldo kishte shënuar vetëm një gol në tetë ndeshjet e para në ligë, por është kthyer në formë në momentin e duhur, duke realizuar tetë gola në shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

“Cristiano është Cristiano dhe kurrë nuk duhet të dyshosh në të”, ka thënë mbrojtësi i Realit, Raphael Varane pas triumfit të skuadrës madrilene në Botërorin e klubeve të mbajtur në Abu Dhabi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)