Sport

Barcelona afër Griezmannit

Barcelona po bën përparime të mëdha në tentim për të transferuar sulmuesin francez të Atletico Madridit, Antoine Griezmann.

Gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” raporton se krerët e Barcelonës janë takuar për darkë me familjen e futbollistit, transmeton “Koha Ditore”.

Griezmann ishte kërkuar nga Manchester Unitedi në verë, mirëpo transferimi dështoi pasi Atletico Madridit i ishte ndaluar transferimi i lojtarëve nga FIFA për thyerje të rregullave të transferimit të lojtarëve të mitur.

Kështu që Griezmann vendosi të qëndronte. Mirëpo, Griezmann po pritet të largohet, ndërsa Barcelona është duke insistuar për të.

Barcelona po mundohet të tregojë muskujt, pas dështimit në verë që pati për transferimin e shënjestrës kryesore, brazilianit të Liverpoolit, Philippe Coutinho.