Sport

Sokoli konfirmon largimin nga Vllaznia

Trajneri Bylbyl Sokoli e ka konfirmuar largimin e tij nga skuadra e Vëllaznisë së Pozheranit. Sokoli ekipin e Vllaznisë së Pozheranit e mori nga xhiroja e nëntë.

Në krye të shtabit teknik e zëvendësoi trajnerin Bekim Isufi. Trajneri Sokoli ka punuar edhe në disa skuadra të Kosovës dhe Maqedonisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Pas vendimit për ndërprerjen e bashkëpunimit me KF Vllaznia, së pari dëshiroj të falënderoj miqtë e mi nga kryesia, si dhe futbollistët dhe bashkëpunoëtorët e mi që kanë dhënë maksimumin për të bërë më të mirën në klub. Keqardhja më e madhe është që nuk u arrit të ndërtohej stadiumi ku Vllaznia do t'i zhvillonte garat si nikoqir. Edhe pse tani KF Vllaznia ka gjasa reale për të siguruar barazhin dhe mbetjen në Superligën e Kosovës, mungesa e infrastrukturës sportive do ta bëjë shumë të vështirë realizimin e këtij qëllimi”, ka shkruar të dielën Sokoli në rrjetin social Facebook.