Sport

Interi dëshiron Blindin në janar

Interi raportohet se ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të Manchester Unitedit, Daley Blind.

Holandezi ka dështuar sivjet në Old trafford duke mos u paraqitur që nga 23 shtatori.

Sipas “Calciomercato”, Interi do të rivalizojë Barcelonën dhe synon ta transferojë futbollistin në afatin kalimtar të janarit.

Që nga kalimi i tij në Angli më 2014, Blind ka pasur 136 paraqitje për Unitedin në të gjitha garat.