Maradona u pyet nga spanjollja “AS” se çfarë mendimi kishte për deklaratën e Cristiano Ronaldos menjëherë pas fitimit të Topit të Artë numër 5 në karrierë.
Portugezi u shpreh se ai ishte më i miri në historinë e futbollit, gjë që shkaktoi shumë polemika.
Legjenda argjentinase, kur gazetari ia përmendi këtë deklaratë, tha duke qeshur: “Thuaji Cristianos që të mos na çajë shumë kokën!”
“Nëse Cristiano është më i miri, çfarë i bie që të jeni ju”, pyet sërish gazetari, transmeton tch.
“Prandaj po të them, thuaji që të mos na e çajë shumë kokën”, përsëriti Maradona.
-
15 dhjetor 2017 13:40
-
Shpërndaje në: