Sport

Fansat e Milanit i kërkojnë Donnarummas të largojë agjentin Raiola

Fansat e Milanit kanë lansuar një “hashtag” në Tëitter përmes së cilës i kanë kërkuar portierit Gianluigi Donnarumma që të largojë agjentin e tij Mino Raiola, raporton Football Italia.

18 vjeçari në verë kishte nënshkruar kontratë me Milanin, por ditëve të fundit sërish është spekuluar për një largim të tij nga San Siro, transmeton Koha.net.

Raportohet se Raiola është i pakënaqur me kushtet e kontratës, dhe dëshiron largimin e Donnarumas nga San Siro në afatin kalimtar të verës.

Pas këtyre spekulimeve ultrasit e Milanit dje kishin shpalosur një parullë në San Siro duke e ofenduar Donnarumman.

“Dhunë morale quhet paga prej 6 milionë eurosh në vit dhe një pagë për vëllanë parazit? Tashmë mund të shkosh, durimit i erdhi fundi!”, thuhej në parullën e djeshme të tifozëve.

Tifozët i kanë kërkuar tani atij të sqarojë ndjenjat e tij. Donnarumma ende nuk ka folur rreth kësaj situate.

Hashtagu në gjuhën italiane është “#gigiomollalo”