Sport

Rruga e Bardhit nga Bllaca në Spanjë

Descriptive Text

Rruga e Enis Bardhit deri te skuadra e Levantes ishte me plot pengesa. Ato nisën qysh kur ishte i vogël, duke udhëtuar çdo ditë për t'u stërvitur në klubin e futbollit Shkupi, rreth 13 kilometra nga fshati i Shkupit Bllacë, që është në kufi me Kosovën, shkruan sot Koha Ditore.

Si i ri vendosi të ndahej edhe nga familja për të vazhduar karrierën profesioniste. Mori rrugë drejt Suedisë e më pas edhe Danimarkës tek skuadra U-19 e Brondbyt.

Për shkak të problemeve me dokumentacion, mesfushori ndër më të mirët tek ekipi aktual Levante, nuk arriti atëbotë të regjistrohej te Brondy.

"U ktheva tek ekipi i të rinjve te Prespka Birliku në kampionatin e Suedisë", tregon Bardhi gjatë një bisede për gazetën Koha Ditore, të mërkurën.

Probleme me dokumentacion pati edhe në Gjermani. Ai tregon se kishte mundësi të kalonte në Koblenz që atëbotë garonte në Bundesliga 2. Por Gjermania nuk i lëshoi leje pune...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)