Sport

Dy klube spanjolle pas Sturridget

Daniel Sturridge, sulmuesi i Liverpoolit duket se po numëron ditët e tij “Anfield Road”.

Sipas mediave britanike, anglezi në muajin janar do të largohet nga “Të Kuqtë” për shkak të minutazhës së vogël, transmeton kp.

Sturridge nuk po ia del të gjejë hapësirë në skuadrën e Jurgen Kloppit, dhe duket se ardhmja e tij do të jetë në Spanjë.

Siç raportohet, Valencia dhe Real Betis janë të interesuara për shërbimet e sulmuesit anglez, por mësohet se nga Spanja ka edhe disa skuadra tjera që janë duke e monitoruar lojtarin.