Sport

Turan në kërkim të një klubi të ri

Mesfushori i Barcelonës, Arda Turan në muajin janar do të largohet nga “Camp Nou”.

Sipas mediave spanjolle, agjenti i lojtarit, Ahmet Bulut ka thënë se ai është duke kërkuar klub të ri për klientin e tij, transmeton kp.

Bulut thotë se, “është në bisedime më disa klube evropiane për Turanin”. Ndryshe turku prej kohësh është duke u monitoruar nga ish-klubi i tij, Galatasaray, por interesim për Turan ka shprehur edhe klubi francez, Monaco.

Ish-futbollisti i Atletico Madridit nuk po gjen hapësirë në skuadrën e Ernesto Valverdes, dhe e ardhmja e tij pritet të jetë larg “Camp Nou”.