Sport

Scolari e sheh veten në Premier League ose në “Rusia 2018”

Descriptive Text

Tre vjet e gjysmë pasi shikoi Brazilin që e drejtonte, duke vuajtur rezultatin më poshtërues në histori, trajneri Luiz Felipe Scolari është i gatshëm për sfidë të re dhe Kampionati Botëror "Rusia 2018" apo Premier League janë destinacionet e tij të preferuara.

Ish-trajneri i Brazilit, Portugalisë dhe Chelseat, kohë më parë i dha fund qëndrimit të tij prej dy vjetësh e gjysmë në Kinë, te skuadra Guangzhou Evergrande. Emri i 69-vjeçarit, gjatë këtij viti është lidhur me Përfaqësuesen e Kilit, Arabisë Saudite, Katarit dhe Australisë, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Por, atij i intereson për momentin vetëm Australia, pasi ende nuk ka gjetur seleksionuesin që do ta udhëheqë vitin tjetër në botërorin "Rusia 2018".

"Natyrisht, synimi im nuk është vetëm ta udhëheq në botëror, por për një projekt të paktën dyvjeçar. Pra, dua të punoj për një kohë më të gjatë", ka thënë Scolari, duke iu referuar Australisë...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)