Sport

Faton Vukshinaj shënon fitoren e pestë në boks

Boksieri shqiptar Faton Vukshinaj mbrëmë e kurorëzoi vitin e tij debutues, 2017, me fitoren e pestë në boksin profesionist, të cilën e arriti me nokaut.

Vukshinaj nokautoi kundërshtarin Ukraina, Mykola Vovk, në raundin e tetë duke arritur kështu fitoren e katërt me nokaut, transmeton Koha.net.

Ndeshja e zhvillua në sallën e stërmbushur në qytetin e Bazelit.

Menaxheri i Vukshinajt, Luan Dreshaj ka deklaruar se kundërshtari i mbëmshëm ishe më i vështiri deri më tani për boksierin shqiptar.

“Cilësinë e kundërshtarëve të Fatoni e kemi ngritur gradualisht nga dueli debutues deri tani te dueli i pestë, dhe jam shumë i lumtur për zhvillimin e Fatonit, i cili të gjitha këto duele i mjeshtëroi shumë mirë. Kundërshtari i mbrëmshëm ishte pa mëdyshje më i miri deri tani, por edhe këtë provim Fatoni e kaloi me sukses”, është shprehur Dreshaj.

Vukshinaj momentalisht renditet në top 100 më të mirët e botës.