Sport

Hokejistet në Ukrainë po patinojnë drejt suksesit

Descriptive Text

Të veshura me uniforma vjollcë dhe me një kurorë të portokalltë në pjesën e përparme, sulmuesja e skuadrës Dnipro Queens depërton në pistë të akullt me patina me një shpejtësi të madhe para se t'i realizojë gol portieres së Kyiv Ukrainochka. Tifozëria çmendet. Bien boritë. Lojtaret përqafohen.

Me vetëm pak minuta të mbetura deri në fund, Elena Tkahuk shënoi golin që i siguroi skuadrës së vet titullin e parë të Ukrainës në ligën e femrave në hokej në akull, që në Ukrainë u mbajt për herë të parë, shkruan sot Koha Ditore.

Në një gjest simbolik, finalja u mbajt më 8 mars për të koinciduar me Ditën Ndërkombëtare të Gruas - një ngjarje që zakonisht festohet në Ukrainë me meshkujt duke iu dhuruar lule femrave më me rëndësi në jetën e tyre, e jo me femrat duke veshur uniforma dhe duke luftuar në pistë të akullt.

Por, ende ka shumë rrugë për të bërë për këto femra para se të njihen si të barabarta në sport në një vend ku Kombet e Bashkuara vlerësojnë se pjesëmarrja e femrave në vendimmarrje është ekstremisht e ulët dhe ndoshta mbulimi më i njohur sportiv për femra ishte buja që ishte krijuar me frikën nga prostitucioni dhe trafikimi i femrave gjatë Kampionatit Evropian të vitit 2012 në futboll, të cilin e bashkorganizoi me Poloninë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore) 

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.