Sport

Borja Valero i zhgënjyer që Interi mori vetëm një pikë ndaj Juventusit

Descriptive Text

Mesfushori i Interit, Borja Valero, pas barazimit ndaj Juventusit ka thënë se ekipi i tij kishte udhëtuar për pikët e plota, ndërsa thotë se është i zhgënjyer që morën vetëm një pikë.

Juventusi e Interi sot ndanë pikët duke barazuar me rezultat prej 0-0, transmeton Koha.net.

“Erdhëm të fitojmë, ashtu siç bëjmë çdo ndeshje, prandaj është zhgënjyese që ne morëm vetëm një pikë”, ka thënë ai për Mediaset Premium.