Sport

Valencia mposht Celtan, mban hapin për titull

Descriptive Text

Pas dy ndeshjeve radhazi pa fitore në ligë, Valencia ka arritur të arkëtojë pikët e plota në përballjen e sotme ndaj Celta Vigos.

“Lakuriqët” arritën të fitojnë përballjen e sotme me rezultat prej 2 me 1, transmeton Koha.net.

Ishte Simone Zaza që kaloi vendasit në epërsi në minutën e 28 pas asistimit nga Parejo, rezultat me të cilin përfundoi edhe pjesa e parë e takimit.

Pjesën e dytë mysafirët e nisën furishëm, duke barazuar shifrat në minutën e 46 përmes Aspasit, por Valencia arriti të rikthejë epërsinë në minutën e 81 përmes Parejos, që shënoi nga penaltia.

Valencia pas kësaj fitore mban vendin e dytë me 34 pikë, dy më pak se lideri Barcelona, përderisa Celta Vigo në vendin e 10 ka 18 pikë.