Sport

David Luiz drejt Real Madridit

Descriptive Text

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte është i gatshëm ta lejojë transferimin e David Luizit në Real Madrid në muajin janar.

Mbrojtësi brazilian dhe trajneri italian kanë prishur raportet dhe duket se lojtari shumë shpejt mund të nisë një eksperiencë të re në futbollin evropian, transmeton kp.

Siç raportohet, braziliani po pret transferimin e bujshëm në formë huazimi në Madrid, madje, edhe ‘Blutë’ e Londrës janë pajtuar që lojtari mund të largohet nga ‘Stamford Bridge’ në drejtim te gjigantit spanjoll.