Sport

Tottenhami rikthehet me fitore të thellë ndaj Stoke Cityt

Pas katër ndeshjeve pa fitore Tottenhami ka rigjetur rrugën e fitores në Premier Ligë, dhe këtë e ka bërë në mënyrë të jashtëzakonshme.

“Spurs” e mposhtën thellë në takimin e sotëm Stoke Cityn në “Wembley” me rezultat 5-1, transmeton Koha.net.

Shawcross shënoi autogol në minutën e 21 për t’i dhënë epërsinë Tottenhamit, kurse në pjesën e dytë shënuan edhe katër herë.

Son Heung-Min shënoi golin e dytë në minutën e 53, kurse dy golat e tjerë u shënuan nga Kane, kurse golin e fundit e shënoi Eriksen.

Për mysafirët golin e vetëm e shënoi Shawcross në minutën e 80.