Sport

Pacquiao-McGregor, kontaktet e para për sfidën mes tyre?

Descriptive Text

Zërat për një duel boksi mes Pacquiaos dhe McGregor po bëhen gjithnjë e më të fuqishme. Boksieri filipinas e sfidoi publikisht irlandezin, me këtë të fundit që qëndroi në heshtje. Por Pacquiao nuk e lë me kaq, në rrjetet sociale ai deklaroi se tashmë përfaqësuesit e tij kanë hyrë në kontakt me ata të McGregor, për të diskutuar për një sfidë mes tyre.

‘Nëse bisedimet ecin mirë, për ne nuk ka problem që të ndeshemi, gjithçka do të jetë OK – shkruante Pacquiao – por për momentin gjithçka ka mbetur në këtë kuadër’. Nuk është e vështirë të mendohet se këto fjalë kanë shkaktuar një kaos në rrjetet sociale me tifozët që shfaqen të dyzuar.

Ndërkaq, media amerikane bën të ditur se ideja është që ndeshja mes Pacquiaos dhe McGregor të zhvillohet në muajin prill. McGregor ende nuk ka bërë asnjë koment, ndërkohë që situata e tij në UFC nuk është shumë e mirë. Gjithsesi koha do ta tregojë nëse ky duel do të mbahet apo është thjesht një dëshirë e Pacquiaos.