Sport

Interesimi i Realit e vë në dilema Hazardin për rinovimin e kontratës me Chelsean

Sipas mediave britanike, ylli belg po heziton ta rinovoj kontratën e re me ‘Blutë’ e Londrës për shkak të interesimit te Real Madridit.

Gjiganti spanjoll prej kohësh është duke bërë përpjekje që ta blejë Hazardin, por deri tani përpjekjet e madrilenëve për ta bërë belgun të vetin, kanë dështuar.

Megjithatë, Real Madridi nuk do të dorëzohet në garën për ta transferuar Hazardin, dhe raportohet se në verën që vjen ‘Los Blancos’ synojnë ta sjellin në ‘Bernabeu’, përcjell ksp.

Ndryshe, tashmë duket se edhet vet lojtari është duke e shqyrtuar mundësinë për të veshur fanellën e Real Madridit.