Sport

Guerrero mbetet pa botëror shkaku i kokainës

Shpresat e Përfaqësueses së Perusë për të bërë diçka më shumë në botërorin "Rusia 2018" kanë marrë një goditje të rëndë, pasi kapiteni dhe rekordmeni i të gjitha kohërave për gola të shënuar, Paolo Guerrero është suspenduar për një vit, pasi ka dështuar në testin e anti-dopingut për kokainë.

Sulmuesi 33-vjeçar, që aktivizohet te Flamengo në Brazil, u pezullua përkohësisht nga FIFA, pasi droga e klasifikuar si një nxitëse, u gjet në gjakun e tij pas barazimit të Perusë (0:0) ndaj Argjentinës në ndeshjen eliminatore të botërorit "Rusia 2016" që u zhvillua në muajin tetor, shkruan sot Koha Ditore.

Por, të premten, FIFA fuqizoi vendimin dhe suspendoi Guerreron për një vit, që do të thotë se ai nuk do të jetë në gjendje të luajë në botëror. Suspendimi i tij, do të hyjë në fuqi prej datës 3 nëntor dhe nuk do të lejojë Guerreron të paraqitet në ndeshjet ndërkombëtare, vendore dhe miqësore deri në fillim të nëntorit të vitit të ardhshëm...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.