Sport

Pas Napolit, Juve synon t'i shkaktojë humbjen e parë edhe Interit

Pasi i dha fund startit të furishëm të Napolit, që në 14 ndeshjet e para të Serie A nuk kishte pësuar humbje, kampioni në fuqi, Juventusi, synon që një tjetër skuadre t'ia shkaktojë humbjen e parë në kampionat këtë sezon - Interit.

"Derby d'Italia" zhvillohet të shtunën (sot, 20:45) në "Allianz Stadium" të Torinos dhe i takon xhiros së 16-të të kampionatit italian.

Interi është ekipi i vetëm pa humbje në Serie A, pasi Juventusi në xhiron e shkuar ia shkaktoi Napolit (1:0) disfatën e parë.

Rezultati i këtij dueli, i mundësoi Interit që të ngjitet në krye të klasifikimit me 39 pikë, falë fitores së thellë 5:0 ndaj Chievos.

Juventusi, që zë vendin e tretë në tabelë me 37 pikë, nëse triumfon ndaj Interit, të paktën përkohësisht do të dilte në pozitën e parë, meqë Napoli ka 38 pikë në vendin e dytë dhe të dielën pret në shtëpi skuadrën e Fiorentinës...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.