Sport

Rusia vazhdon të mohojë dopingun e mbështetur nga shteti

Zëvendëskryeministri i Rusisë, Vitaly Mutko, që është suspenduar përjetësisht nga Lojërat Olimpike këtë javë, ka insistuar, të enjten, se nuk ka pasur doping të sponsorizuar nga shteti në Rusi dhe ka kritikuar vendimin për të përjashtuar Rusinë nga Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2018 në Pyeongchang, shkruan Reuters.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) të martën ka thënë se po vepron mbi dëshmitë e ofruara për manipulim sistematik të procedurave të dopingut, por ka lënë derën hapur për sportistët rusë që të garojnë si të pavarur në Pyeongchang në shkurt, nëse ata mund të dëshmojnë se janë të pastër, përcjell Koha Ditore.

"Rusia kurrë nuk e ka inkurajuar dopingun", ka thënë Mutko, që ka qenë ministër i Sportit i Rusisë në Lojërat Olimpike Dimërore të fundit që u mbajtën në Sochi në vitin 2014. "Nuk ka mundur të ketë një program të dopingut të udhëhequr nga shteti. Një sportist monitorohet 365 ditë në vit. Kontrollorët e dopingut mund të paraqiten në çdo moment dhe të marrin mostrat".

Mutko ka thënë se është i gatshëm të japë dorëheqjen pas suspendimit nga Lojërat Olimpike nëse shihet si e nevojshme...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.