Sport

Evertoni në garë për Aubameyangun

Descriptive Text

Evertoni raportohet se ka hyrë në garë për transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang.

28-vjeçari ka realizuar 96 gola në 140 paraqitje për klubin gjerman dhe këtë sezon ka realizuar 11 gola në 12 paraqitje.

Muajt e fundit është raportuar rreth të ardhmes së Aubameyangut, i cili ishte dënuar nga Dortmundi që dëshiron shitjen e tij në janar.

Liverpooli e ka prioritet transferimin e Aubas, por sipas “Bildit” gjerman Evertoni dëshiron shërbimet e tij si zëvendësues i Romelu Lukakut.