Sport

Interi ofron Joao Marion për Juan Matan

Interi raportohet se i ka ofruar Manchester Unitedit, Joao Marion për transferimin e Juan Matas.

Mata është pjesë e Unitedit që prej vitit 2014 dhe së fundmi ka pohuar se është i lumtur në Manchester edhe pse i skadon kontrata në fund të këtij sezoni.

Sipas “Corriere dello Sport”, Interi ka propozuar shkëmbimin e lojtarëve, por Jose Mourinho nuk pëlqen idenë e transferimit të Joao Marios dhe dëshiron qëndrimin e Matas.