Sport

Roma mposht Lyonin, por përshëndetet nga Liga e Evropës

Roma ka arritur të mposhtë Lyonin në ndeshjen e kthimit në “Olimpico”, por që ishte e pamjaftueshme për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Evropës.

Mysafirët filluan më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 16 përmes Daikhabyt, por vetëm një minutën më vonë Roma barazoi shifrat përmes Strootmanit, raporton Koha.net.

Në minutën e 60 një autogol nga Tousart i dha epërsinë Romës.

Në vazhdim të takimit asnjëra skuadër nuk arriti të gjejë rrugën e golit, dhe ky rezultat çoi tutje Lyonin që nga dy ndeshjet fiton me rezultat të përgjithshëm 4-5.