Sport

City me ofertë të majme për Sanchezin

Manchester City raportohet se është duke përgatitur një ofertë të majme për shërbimet e sulmuesit të Arsenalit, Alexis Sanchez.

28-vjeçari do të jetë lojtar i lirë gjatë verës pasi i skadon kontrata me klubin londinez dhe deri më tani ka refuzuar vazhdimin e kësaj kontrate.

City gjatë verës dështoi në transferimin e kilianit gjatë verës shkaku i dështimit të Arsenalit për të siguruar një zëvendësues të tij, por “The Telegraph” raporton se “Qytetarët” janë duke përgatitur një ofertë gjatë janarit.

Arsenali përsëri do t’i duhet të sigurojë një zëvendësues para se ta shesë Sanchezin te City për një shumë prej 55 milionë eurove, derisa lojtari është duke kërkuar pagë javore prej 300 mijë funteve.