Manchester Unitedi ka mposhtur CSKA Moskën me rezultat 2 me 1 për të mbyllur fazën grupore në pozitën e parë në grup.
Klubi anglez u befasua në fund të pjesës së parë kur realizoi CSKA me një gol të Alan Dzagoev, por u rikthye në lojë me të filluar pjesa e dytë. Ishin Romelu Lukaku dhe Marcus Rashford që realizuan për një minutë për rezultatin 2 me 1.
Me këtë fitore Unitedi tubon 15 pikë në pozitën e parë ndërsa në të dytën mbetet Baseli që sonte mposhti Benfican me rezultat 2 me 0.
-
5 dhjetor 2017 23:39
-
Shpërndaje në: