Sport

Titulli vjeshtor, gjysma e punës për Llapin

Descriptive Text

Futbollistët e Llapit vlerësojnë se me plot meritë kanë dalë kampion vjeshte të Superligës së Kosovës në futboll.

Thonë se kanë shfaqur lojëra të mira gjatë 18 ndeshjeve të para të edicionit 2017\2018, shkruan sot “Koha Ditore”. Por pranojnë se vetëm një pjesë e punës është kryer prej synimeve që kanë deri në fund - të dalin kampion.

E për të arritur deri te ky sukses, që do të ishte edhe historik për klubin e Llapit, futbollistët theksojnë se duhet përgatitur maksimalisht për pjesën pranverore të elitës së futbollit kosovar.

Llapi është në vendin e parë me 34 pikë, dy më shumë se përcjellësja e parë, Prishtina që edicionin e kaluar doli nënkampione. Llapi të dielën barazoi pa gola në Podujevë me kampionen në fuqi, Trepçën '89.

Një nga futbollistët më të mirë të Llapit, Mentor Zhdrella ka theksuar se krahas rezultateve edhe loja e llapjanëve ka qenë e mirë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.