Sport

Spalletti thotë se Interi pati paraqitje impresive ndaj Chievos

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka thënë se ka parë performancë të shkëlqyeshme të skuadrës së tij në fitoren 5 me 0 ndaj Chievos.

Me këtë fitore, Interi kthehet në pozitën e parë të Serisë A.

“Kur një ndeshje shkon në këtë drejtim, ekipi ndan detyrat dhe bën gjithçka si një njësi, është gjë e mirë për trajnerin”, ka thënë Spalletti për “Mediaset Premium”. “Këto janë tri pikë shumë të rëndësishme. U dhamë pak hapësirë, pa pushim, sulmuam në krah dhe u fokusuam që të mos humbin posedimin”.

Të shtunën e ardhshme, Juventusi përballet me Juventusin si mysafir.