Sport

Njeriu me dy transplantime të veshkës prodhoi “armën sekrete” të Realit

Descriptive Text

Sa herë që një nga yjtë "e galaksisë" së Real Madridit lëndohet, një nga personat e parë që stafi mjekësor i klubit e kontakton është zakonisht Terry Nelson.

Nelson është shumëçka, nga shpikës e sipërmarrës, deri te një ish-sportist, mirëpo nuk është doktor apo kirurg. Pavarësisht kësaj, mjekët te Real Madridi e kontaktojnë atë sa herë që një lojtar lëndohet.

Shpesh ata e informojnë Nelsonin për planin e tyre për rehabilitim të lojtarit. Nganjëherë ata thjesht kërkojnë këshilla. Ai mund të duket si një person i pazakontë për t'u kontaktuar, por storia e Nelsonit është e pazakontë. Po ashtu, ajo vetëm sa ka nisur.

Nelson, 55-vjeçar, është i njohur te Real Madridi si krijues dhe dizajnues i asaj që ish-trajneri i Real Madridit e quante "arma e fshehtë" e klubit, një veshje që kryesisht përdoret për të ndihmuar lojtarët e lënduar të stërviten në ujë, duke ndihmuar ata të mbajnë përgatitjen fizike kur nuk janë në gjendje të vrapojnë normalisht.

Ai së pari ia ka shitur këto veshje të përbëra nga silastika, najloni dhe mbushja shkumore klubit në vitin 2012...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.