Sport

Barcelona konfirmon sa do të mungojë Umtiti

Përveç barazimit me Celta Vigon, Barcelona mori edhe një lajm tjetër të keq, u lëndua qendërmbrojtësi Samuel Umtiti, transmeton Koha.net.

Përmes faqes zyrtare Barcelona ka konfirmuar se Umtiti do të jetë jashtë fushës përreth tetë javë për shkak të lëndimit të muskujve në këmbën e djathtë.

Francezi u lëndua në minutën e 70 kur po e ndjekte Iago Aspasin, i cili më pas asistoi për golin e barazimit të Celtas, 2-2.

Umtiti tani do të jetë jashtë fushës për këtë vit si dhe janarin e vitit 2018.