Sport

Sporti i popullarizuar nuk nxjerr dot lojtarë të mëdhenj

Në fillim të javës, Dardan Berisha kompletoi kalimin te skuadra më e madhe çeke, ÇEZ Nymburk. Berisha, që vlerësohet basketbollisti më i mirë në vend, kështu vetëm ka vazhduar xhiron e paraqitjes në skuadra të respektuara evropiane.

Së fundi luajti për Sigal Prishtinën, por këtë vit është paraqitur edhe për Juvecasertan në Itali. Në të kaluarën ka luajtur te Cibona në Kroaci, tek Anwili, Kutno e Polonia Varshava në Poloni dhe si i ri te skuadra pak të njohura spanjolle. Është kthyer herë pas here në Kosovë dhe ka bërë dallimin gjithnjë, shkruan sot Koha Ditore.

Fundori 29-vjeçar gjatë verës udhëhoqi Kosovën drejt fushatës së suksesshme në parakualifikime, ndërsa udhëhoqi përfaqësuesen edhe në dy ndeshjet e fundit në kualifikimet për botëror. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.