Sport

Shqipëria kërkon nderin e humbur

Të privilegjuarit e sistemit komunist, peshëngritësit e Shqipërisë, tani po stërviten në palestrën e rrënuar me shpresën se do të përmirësojnë imazhin e tyre në Kampionatin Botëror pas skandalit të dopingut, shkruan AFP.

"Shikoni këto kushte të mjerueshme dhe të këqija për stërvitje", thotë Mikel Lundraxhiu, i cili ka trashëguar babanë e tij si trajner në klubin e Peqinit, bastion i peshëngritjes së vendit nga Ballkani, rreth 50 kilometra në jug të Tiranës, transmeton Koha Ditore.

Peshëngritësi më i mirë i Shqipërisë, 25-vjeçari Daniel Godelli, stërvitet disa metra më larg. Hangari i akullt ishte "palestra më e mirë e epokës komuniste", thotë shefi i federatës kombëtare të peshëngritjes, Elez Gjozaj. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.