Sport

Klopp: City nuk po na jep rast për titull

Descriptive Text

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka pranuar se asnjë ekip tjetër nuk ka shanse për titull në Premier Ligë nëse Manchester City vazhdon formën e lartë këtë sezon.

“Qytetarët” janë tetë pikë larg Manchester Unitedit në vendin e dytë dhe 14 pikë larg Liverpoolit në pozitën e gjashtë.

Klopp e di se është e vështirë për të ndalur Cityn, por ka kërkuar nga lojtarët e tij që të shfrytëzojnë çdo gabim të ekipeve që gjenden lartë në tabelë.

“E shikova ndeshjen kundër Huddersfieldit – Manchester City e meritoi fitoren, por nuk është se Huddersfieldi nuk ka mundur të fitojë”, ka thënë Klopp në konferencën për media, një ditë para ndeshjes së Liverpoolit me Stoke Cityn.

“Nëse vazhdojnë të fitojnë, askush nuk ka shanse [për titull]. Nëse ndalen së fituari dhe ekipet tjera janë në formë, atëherë mund të shkurtojnë distancën me Cityn. Është e mundur për t’i kapur, por nuk mërzitem për këtë sepse ne duam të fitojmë tre pikë, pastaj tre pikë tjera dhe tre pikë tjera pas tyre”, ka thënë veç të tjerash Klopp.