Sport

Conte e Ancelotti kërkohen nga Milani

Descriptive Text

Milani raportohet se është duke konsideruar Antonio Conten dhe Carlo Ancelottin si trajner për sezonin e ardhshëm.

Vincenzo Montella u shkarkua dje nga klubi milanez, me Gennaro Gattuson që ka marrë përsipër detyrën për këtë sezon.

“Gazzetta dello Sport” raporton se dy trajnerët italianë Conte dhe Ancelotti tani janë duke u kërkuar nga klubi për sezonin e ri.

Conte vazhdimisht ka thënë se do të kthehet në Itali, ndërsa Ancelotti mbetet i preferuari i fansave të klubit pas sukseseve në të kaluarën.