Sport

De Biasi – përzgjedhës i Italisë?

Descriptive Text

Ish-përzgjedhësi i kombëtares shqiptare në futboll, Gianni De Biasi, sipas raportimeve po konsiderohet si një nga trajnerët e mundshëm që mund të marrë postin e selektorit të kombëtares italiane.

De Biasi të hënën u shkarkua nga Alavesi në Spanjë, ndërsa mediumet italiane kanë nisur raportimet se ai mund të zëvendësojë Gianpiero Venturan e larguar nga Italia, shkruan “PanoramaSport”.

Në listën e ngushtë për përzgjedhës të Italisë janë edhe Carlo Ancelotti e Roberto Mancini.