Sport

Berisha ruan kreun

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, ka luajtur deri në minutën e 88-të te Red Bull Salzburgu që fitoi derbin e javës së 16-të të Bundesligës së Austrisë.

Salzburgu të dielën mposhti Rapid Vjenën me rezultatin 3:2. Me këtë fitore Salzburgu mbetet në pozitën e parë me 27 pikë, dy më shumë se Sturm Grazi, kurse Rapid Vjena është në vendin e tretë me 29 pikë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Deri në minutën e 87-të të shtunën te LASK Linzi që pësoi disfatë nga Sturm Grazi me rezultatin 1:0, luajti sulmuesi Mërgim Berisha.