Sport

Milani ndalet në shtëpi

Milani nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë nga përballja si vendas me Torinon në xhiron e 14-të të Series A.

Klubi nga Milano dominoi në fushë, por pavarësisht rasteve nuk arriti të realizojë as një gol që do t’ia sillte fitoren ekipit të Vincenzo Montellas.

Në tabelë, Milani mbetet me 20 pikë pas 14 ndeshjeve dhe pozicionohet në vendin e shtatë.