Sport

Trepça ’89 – Feronikeli ndahen në paqe, Drita e Drenica marrin pikët e plota

Descriptive Text

Dy skuadrat e fundit kampione të Kosovës dhe pretendentet për titull në këtë edicion, Trepça ’89 dhe Feronikeli kanë ndarë pikët, në derbin e javës së 17-të në Superligën e Kosovës.

Në “Riza Lushta” të Mitrovicës asnjëra prej tyre nuk arritën të gjejnë rrugën e golit, duke ndarë kështu pikët me rezultat prej 0-0, raporton Koha.net.

Kampionia në fuqi, Trepça '89, është e gjashta në klasifikim me 26 pikë, shtatë më pak se Llapi që prin. Ferronikeli që ishte kampion në vitet 2016 e 2015 renditet i pesti me 27 pikë, një më shumë se 89-shi.

Përveç kësaj ndeshje, sot u zhvilluan edhe dy të tjera. Drita e mposhti Vllasninë me rezultat bindës, përderisa Drenica e mposhti në udhëtim Flamurtarin.

Drita fitoi me rezultat prej 3 me 0, në një ndeshje ku fjalën kryesore e pati Kastriot Rexha, i cili realizoi “hat-trick”.

Në përballjen tjetër Drenica fitoi me rezultat prej 1 me 2, transmeton Koha.net.

Vendasit kaluan të parët në epërsi përmes Krasniqit, i cili shënoi në minutën e 38. Por, Drenica përmbysi gjithçka në pjesën e dytë.

Ishin golat nga Hamiti e Bejta, në pjesën e dytë, që i dhanë pikët e plota Drenicës.

Pas 17 xhirove në Superligë, Drita mban vendin e dytë me 29 pikë, Drenica në vendin e tetë ka 25 pikë, Flamurtari në vendin e parafundit ka vetëm 11 pikë, kurse në vendin e fundit është Vllaznia me 5 pikë.