Sport

Rashica i fokusuar te Vitesse, nuk përjashton mundësinë e largimit në verë

Descriptive Text

Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, është një nga futbollistët më të kërkuar shqiptarë nga klubet e huaja.

Anëtari i klubit holandez, Vitesse, është duke treguar performancë të lartë këtë sezon të garave, madje, tashmë Rashica është një nga lojtarët kryesor te Vitesse.

Ish-futbollisti i Kosovës së Vushtrrisë, është duke u monitoruar në vazhdimësi nga klubet e huaja, veçmas nga Italia përfshirë këtu top-klubin italian, Napolin.

Rashica në një prononcim për KP, ka thënë se është i fokusuar tek Vitesse, por ka lënë të hapur mundësinë e largimit në afatin kalimtar, sepse sipas tij, në afatin kalimtar gjithçka mund të ndodh.

“Nuk e di për momentin jam i fokusuar vetëm aty. Është pak herët të flasim, por kur të hapet afati kalimtar gjithçka mund të ndodhë”, ka thënë Rashica.

Ndryshe, Rashica më parë ka qenë i lidhur edhe me transferimin te gjiganti holandez, Ajax, skuadrës së cilës mesfushori kosovar i kishte shënuar një super-gol.