Sport

Young i siguron pikët e plota Unitedit ndaj Brightonit

Manchester Unitedi ka arkëtuar pikët e plota në ndeshjen e sotme ndaj Brightonit.

Ishte anglezi Ashley Young ai që shënoi golin e vetëm në këtë takim për t’ia siguruar tre pikë të reja ekipit të tij, transmeton Koha.net. Young shënoi në minutën e 66.

Me këtë fitore Unitedi shkon në kuotën e 29 pikëve, përderisa mban vendin e dytë në tabelë.

Brightoni në vendin e nëntë ka 16 pikë.