Sport

Peja arrin gjysmëfinalen e Ligës Ballkanike

KB Peja ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike, përkundër që pësoi në ndeshjen e kthimit ndaj Kozhuvit.

Sot Peja u mposht me rezultat 77-67 nga Kozhuvi në Gjevgjeli, por që u kualifikua falë fitores në ndeshjen e parë në “Karagaç” me 17 pikë epërsi, raporton Koha.net.

Me plus shtatë pikë nga të dyja ndeshjet KB Peja arrin gjysmëfinalen, ku përballë do ta ketë Kumanovën.