Sport

Mban portën e paprekur për herë të parë pas 11 vjetësh

Portieri i CSKA Moskës, Igor Akinfeev për herë të parë, pas 11 vjetësh, ka arritur të mbajë portën e tij të paprekur në Ligën e Kampionëve.

Klubi rus shënoi sonte fitore prej 2 me 0 ndaj Benficës, që për Akinfeevin, 31 vjeç, ishte hera e parë që nuk pëson gol, raporton BBC.

Ai kishte pranuar gol në 43 ndeshjet e tij në këtë garë, duke përjashtuar kualifikimet, transmeton Koha.net.

Ekipi i fundit që kishte dështuar t’i shënojë atij ishte Arsenali, me të cilin kishte barazuar 0-0 më 1 nëntor 2006.