Baseli ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme sonte ndaj Manchester Unitedit, për të rritur gjasat për kualifikim në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.
Zviceranët shënuan fitore minimale në këtë takim, transmeton Koha.net.
Ishte goli nga Lang në minutën e 89 që i dha pikët e plota Baselit. Në këtë ndeshje nuk u paraqit mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka për shkak të kartonëve.
Uniteti është lider në Grupin A me 12 pikë, përderisa në vendin e tretë e katërt janë Baseli e CSKA Moska me nga nëntë pikë, kurse Benfica në vendin e fundit nuk ka asnjë pikë.
Në ndeshjen e fundit Unitedi përballet me ekipin rus, kurse Baseli luan ndaj Benficës.
-
22 nëntor 2017 22:42
-
Shpërndaje në: