Sport

Guardiola tregon mënyrën sesi mposhtet Monaco

Manchester City sonte ballafaqohet me skuadrën franceze në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve.

Fitorja prej 5:3 nuk i jep garanci trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola për ndeshjen e kthimit që zhvillohet sonte në Francë, pasi që ai e di rrezikun që i kanoset nga skuadra e Monacos.

Ai mendon që e vetmja mënyrë për të siguruar kualifikimin është që të sulmojë dhe të realizojë të paktën një gol, për t’ia lehtësuar vetes kalimin në çerekfinale, transmeton KP.

“Edhe kur kam qenë te Barcelona dhe Bayerni, nuk kam mundur t’ia siguroj askujt se do ta fitonim Ligën e Kampionëve. Në këtë mënyrë, loja sulmuese është mënyra më e mirë për t’iu kundërvënë kundërshtarëve. Në fakt është rruga e vetme që unë di të luaj”, ka deklaruar Guardiola.

“Pres që dy ekipet të luajnë në sulm, ku sigurisht se do të shohim një ndeshje fantastike”, ka përfunduar Pep.